Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.03.2025, 14:30

Policia e Kosovës është në kërkim të një personi të dyshuar për vjedhje.

Autoritetet kanë publikuar imazhe të të dyshuarit me qëllim identifikimi, derisa iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të lajmërohen nëse kanë informacione mbi vendndodhjen e tij.

Informacionet për të mund t’i bëni në stacionin policor ose në numrin telefonik.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit