Qytetarë të Kamzës sollën sot në redaski dëshmi të ndërhyrjeve brutale të bashkisë së Kamzës që me pretekstin e zgjerimit të rrugës, ka shembur mure të shtëpive dhe tualeteve të banorëve, duke bërë që Valiasi të ngjajë me një zonë lufte.
Në pamjet e dërguara shihen shembjet e pjesës së jashtme të banesave të qytetarëve disa prej të cilave kanë mbetur pa tualete, ndërsa nuk shihet asnjë punonjës të veprojë për përmirësimin e gjendjes alarmante.
Janë disa denoncime të ngjashme që kanë ardhur në redaksi për sjellje arrogante dhe anti-qytetare nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, që me sa duket nuk shqetësohet për të respektuar qytetarët e tij duke kryer me korrektësi shërbimet dhe detyrën.
Banorët presin përgjigje dhe veprim konkrete nga Bashkia e Kamzës dhe nga autoritetet qendrore për të rikthyer normalitetin dhe për të siguruar që këto ndodhi të mos përsëriten më.
“Prsh Joq, shiko ca ben bashkia Kamez, kane zgjeruar lagjen dhe i kan len ne meshir te fatit, kan len njerzit pa Banjo. Ra plani me u zgjeru rruga dhe nuk ka mar nga te dy krahët. Ne Valias te vjetër, rruga asti”.