Rrezatimi i celularëve është i dëmshëm por njerëzit refuzojnë ta besojnë, thotë profesori në SHBA

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 26.03.2025, 13:38

Industria e fuqishme e komunikimeve insiston se teknologjia celulare është e padëmshme, por drejtuesi i qendrës Berkeley për familjen e komunitetin në SHBA, është i vendosur të provojë të kundërtën.

Prej më shumë se një dekade Joel Moskowitz, përpiqet të provojë se radiacioni i celularëve dhe i të gjithë aparateve me valë është i dëmshëm, por thotë se shumë njerëz nuk duan ta besojnë.

“Njerëzit janë bërë të varur nga celularët. Ne sot i përdorim ato për gjithçka dhe pa to nuk funksionon jeta e përditshme, prandaj idea se ato janë duke dëmtuar shëmdetin tënd, është tepër e rëndë për disa njerëz” thotë Moskowitz.

Celularët kanë dalë në shitje publike për herë të parë në 1983, ndërsa sot ato përdoren nga të gjithë amerikanët, pavarësisht rrezikut të emetimeve në mikrovalë, thotë Moskowitz.

Por prej viteve1990 qeveria e SHBA ka ndaluar kërkimet për efektet e mundshëm në shëndet të aparateve me valë dhe radiofrekuancave, edhe pse kërkimet kanë treguar efekte të dëmshme biologjike e shëndetësore, përfshi dhe kancer të trurit, ndërsa studiuesi thotë se teknologjia e re 5G, është një arsye edhe më e madhe për t’u shqetësuar.

Berkeley News foli me Moskowitz mbi rreziqet e ekspozimit ndaj radio-frekuencave dhe niveleve të ulëta të valëve pulsuese që prodhohen nga celularët, Wi-Fi dhe aparate të tjera teknologjike.

Megjithëse lobi i fuqishëm i korporatave ka ndaluar kërkimet për efekte anësore, prej viteve 1990 studiuesit kanë raportuar rrezikun e fushës elektromagnetike në çrregullimin e funksioneve të trupit dhe rrjedhimisht shkaktimin e shumë sëmundjeve.

Por industria shpenzon rreth $100 milionë në vit për të lobuar në Kongresin e SHBA, me rreth 70 anëtarë të Kongresit të paguar nga grupi CTIA, për të nxitur politika favorizuese pa marrë parasysh dëme të mundshme të shëndetit.

Për të minimizuar rrezikun e valëve celulare ose Wi-Fi sugjerohet fikja e tyre sa herë është mundësia (fikja e internetit Fi-Fi natën), mos përdorimi i valëve Bluetooth, përdorimi i lidhjeve me kavo të internetit.

Së dyti, duhet të distancohemi sa më shumë nga celulari ynë, duke e mbajtur sa më larg trupit dhe kokës. Mbajtja larg rreth 20cm e aparatit nga trupi unë redukton mijëra herë forcën e fushës elektromagnetike, thotë profesori.

Përdorni tekstin në vend të telefonatës, kufjet ose “vivavoce” për telefonatat, për të mos e afruar aparatin te koka.

Përdorni celularin tuaj kur sinjali është i fortë pasi kur sinjali është i dobët aparatet janë të programuar të shtojnë radiacionin, edhe industria nuk ua tregon këto. Sinjali i celularit ndërpritet në ashensor sepse veshjet metalike i pengojnë ato, një ide që mund të shfrytëzohet nga ata që duan të mbrohen prej tyre.

Profesori inkurajon njerëzit të angazhohen në grupe qytetare që sqarojnë politikanët mbi rreziqet e teknologjisë si Americans for Responsible Technology, për ndërmarrjen e politikave mbrojtëse nga radiacioni valor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit