Banorët në Nikël pa rrugë, kryetari i bashkisë u censuron të drejtën për t’u ankuar

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 26.03.2025, 13:35

Një qytetar ka denoncuar në faqen tonë gjendjen e rënduar të rrugës në fshatin Nikël, pranë ish-shkollës, duke dërguar një video që tregon gjendjen e saj aktuale.

Sipas tij dhe siç tregojnë pamjet, rruga është lënë në harresë dhe pavarësisht përpjekjeve për të ngritur shqetësimin, çdo koment që ai bën në faqen e kryetarit të bashkisë fshihet, duke u ndjekur më pas edhe me bllokimin e tij.

Qytetari thekson se ka kërkuar disa herë zgjidhje për këtë problem, por përballja me censurën e komenteve ka bërë që shqetësimi i tij të mos marrë vëmendjen e duhur.

Ai shpreh zhgënjimin për mungesën e transparencës dhe refuzimin për të dëgjuar zërin e banorëve.

Mesazhi i plotë:

Ju lutem beni kte postim i coj te komentet e kryetarit bashkis kruj rrugen ne fshatin nikel ngjitur me ish shkollen dhe aij i fshin komentet e pastaj ben bllok”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit