Një situatë shqetësuese është raportuar në kthesat e fshatit Visokë, në Ballsh, ku asfalti është i mbuluar me vaj, duke e bërë rrugën tepër të rrezikshme për drejtuesit e mjeteve.
Sipas qytetarëve, automjetet po rrëshqasin mbi vajin e shpërndarë në rrugë, ndërsa institucionet përgjegjëse ende nuk kanë ndërhyrë për të normalizuar situatën dhe bërë pastrimin e rrugës.
“Shiko ca behet ne kthesat e visokes ballsh eshte derdhur solar. Po shkasin makinat dhe shteti nuk e lan rrugën, kete video e kam bere ne ecje po eshte e gjith rruga nga Lapuleci në Visok”, shkruan një qytetar.
Rruga vazhdon të mbetet e rrezikshme, duke u kthyer në një kërcënim serioz për aksidente. Situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur pasojat fatale. Ende nuk dihet nëse vaji është derdhur qëllimisht apo si pasojë e një defekti në ndonjë mjet.