Dyshohet se viktima mbrëmë në Prishtinë s’kishte të bënte me rastin, dalin pamjet e para nga lokali ku u sulmua

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.03.2025, 12:26

Janë publikuar pamje nga lokali ku mbrëmë dy persona të armatosur e të maskuar, pas të shtënave me armë zjarri, lanë të vdekur një person dhe plagosën një tjetër.

Sipas raportimeve të fundit, 62-vjeçari që s’i bëri ballë plagëve, Naser Gashi, ishte kalimtar rasti.

Mjeku kujdestar i Emergjencës në QKUK, Agron Çitaku, bëri të ditur se i njëjti erdhi me plagë në gjoks dhe pothuajse pa shenja jete.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, nga ku janë dhënë detaje të reja.

‘‘Prishtinë 25.03.2025-22:25. Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion’’, është thënë nga Policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit