Në Spanjë po lulëzon një risi që ka habitur opinionin publik: Ndërhyrja e grupeve anti-zaptuese, të specializuara për çlirimin e shpejtë të banesave të zëna.
Grupe këto të krijuara si rrjedhojë e zaptimeve të paligjshme nga emigrantët e vendeve të treta, fenomen që po ndodh rëndom në qytetet më të mëdha europiane🚪⚖
Këto grupe, të përbëra nga profesionistë dhe aktivistë, ndërhyjnë në mënyrë të menjëhershme për të mbrojtur të drejtat e pronarëve, shpesh duke përdorur metoda të shpejta e shpesh kontraverse për të rivendosur rendin e përkatësinë e pronarëve të ligjshëm.
🏠💥 Me rritjen e numrit të zaptimit ilegal të banesave, ky realitet ka sjellë një debat intensiv shoqëror dhe ligjor në të gjithë Spanjën.
🔥 Nga njëra anë, ka ata që mbrojnë të drejtën e pronësisë së pronarëve të vërtetë, ndërsa nga ana tjetër, ata që mbrojnë të drejtat e zaptuesve të cilët gjenden në vështirësi dhe janë të pastrehë. Një çështje komplekse ka ndarë në dy pjesë Spanjën!
Pronarët e shtëpiave mund ta kenë kyçur shtëpinë e tyre dhe janë zhvendosur, ose janë larguar për një periudhë kohe dhe kur janë kthyer e kanë gjetur të zaptuar.
🤔💬 Cili është mendimi juaj mbi këtë situatë?
View this post on Instagram