Ky është personi që dyshohet se shtiu mbrëmë me armë në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.03.2025, 12:13

Dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri mbrëmë në një lokal në Prishtinë në rrugën “Rrustem Hyseni”.

Për pasojë ka ndërruar jetë Naser Gashi që ndodhej brenda lokalit e që s’kishte të bënte me rastin.

I dyshuari për sulmin me armë është Alban Gashi që është futur në lokal i maskuar bashkë me një person tjetër.

Ky është Alban Gashi i cili vazhdon të jetë në arrati.

Të njëjtit i është bastisur shtëpia mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Nuk dihet ende arsyeja e konfliktit mes dy palëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit