Nëna shqiptare ndalohet për ‘rrëmbimin’ e të birit nga ish-bashkëshorti në Belgjikë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 26.03.2025, 11:27

Autoritetet gjermane njoftuan se kanë arrestuar një 25-vjeçare shqiptare në aeroportin e Frankfurtit, pasi ajo ishte shpallur në kërkim nga Belgjika.

Nëna 25-vjeçare kërkohej nga policia për rrëmbimin e fëmijës së saj nga ish-bashkëshorti.

E reja akuzohet se në verën e vitit 2022 ka marrë të birin pa leje nga babai i tij, ish-bashkëshorti të cilit gjykata belge i kishte lënë kujdestarinë.

Gruaja kishte udhëtuar më parë nga Zagrebi nëpërmjet aeroportit të Frankfurtit dhe synonte të vazhdonte për në Tiranë.

Ajo u arrestua përkohësisht nga policët në aeroportin e Frankfurtit dhe pritet të dalë para gjykatës këtë muaj.

Nuk ka ende detaje të situatës apo identitetit të të resë, por ky rast ka tërhequr vëmendjen për shkak të natyrës së ndërlikuar të çështjes dhe vendimeve të kontestuara të kujdestarisë që largojnë fëmijët e vegjël nga nëna e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit