Në një dëshmi të turpshme shantazhi elektoral, banorë të fshatit Reç të Peshkopisë treguan sesi zyrtarët i kanë lënë 6 ditë pa energji elektrike për t’i intimiduar që të votojnë për partinë socialiste në pushtet.
Sipas denoncuesve nga fshati Reç, zyrtarët lokalë dhe figura të Partisë Socialiste janë përfshirë në këtë skemë intimidimi.
Elektricisti, kryetari i degës së PS dhe patronazhistët kanë shfrytëzuar situatën për të përçuar mesazhin e frikës te banorët. "Nëse nuk votoni për PS-në, nuk do të keni drita dhe do të vuani më shumë", është mesazhi i nënkuptuar i dënimit për ‘mosbindjen’, që ka shkaktuar një ndjesi të thellë të paudhësisë dhe frikës mes komunitetit.
Banorët tregojnë gjithashtu gjendjen e mjeruar të instalimeve elektrike në fshat, me tela të zhveshur, kabina e pajisje të hapura, që rrezikojnë njerëzit dhe mund të shkaktojnë incidente me pasoja të rënda.
Në një moment kur pasiguria dhe varfëria po përballen me çdo hap të jetës së përditshme, ky akt përkeqëson ndjesinë e padrejtësisë dhe shfrytëzimit të qytetarëve për qëllime personale e politike.
Situata është një shembull i qartë se si mund të keqpërdoren pozitat e pushtetit dhe shërbimet shtetërore për të ndikuar ilegalisht në rezultatin e zgjedhjeve.
Kjo gjendje vendos në një pozitë të vështirë qytetarët që mund të ndihen të detyruar të votojnë për një pushtet që, në vend që t’u shërbejë, i keqpërdor për interesa të ngushta.
Prandaj është e domosdoshme të ngrihet zëri për çdo padrejtësi dhe formë korrupsioni, në mënyrë që frika të mos jetë më faktori i nënshtrimit ndaj pushtetit abuzues.
Denoncimi i plotë:
“Pershendetje JOQ Albania ju shkruaj nga fshati Req i Peshkopis, kemi 6 dit qe jemi pa energji Elektrike. Elektricisti dhe aktualisht dhe kryetari i Partis Socjaliste ose patronazhisti i Ps ben shantazh ne komunitet per te siguruar vota thot qe duhet te votojm per partin qe tu sjellim Trasformatorin! Shikoni ne qa gjendje eshte gabina elektrike. 2025 keshtu do futemi ne Europ qe thot edi. Mjerim, ju lutem Shperndajeni po ju dergoj Videon”.