Prej disa ditësh, vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut, diku me intensitet të lartë e diku më pak.
Por sido që të jetë situata, studentëve te Fakulteti i Shkencave Sociale, i gjithë shiu që bie jashtë, u futet brenda klasave e auditoreve.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, mund të shihet qartë se si tavani pikon dhe e gjithë dyshemeja është lagur nga shiu.
Ndërkohë studentët e detyruar për të vazhduar mësimin në këto kushte, kanë vënë disa kova në karrige për të pritur shiun që bie.
Edhe pse tarifat, universiteti i kërkon në kohë e me afat të caktuar, kushtet që u sigurohen studentëve i tregon realiteti me të cilin ata përballen çdo ditë.