Betonieria me 10 km/h në tunelin e Murrizit, ankohet qytetari: Hajde shtyje me këta njerëz

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.03.2025, 11:40

Një qytetar që po udhëtonte në tunelin e Murrizit ka ngritur shqetësimin mbi praninë e mjeteve të tonazhit të rëndë në këtë aks, dhe mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të tyre.

Sipas tij, këto mjete shpesh shkaktojnë trafik të rënduar, veçanërisht pasi parakalimi në tunel është i ndaluar për shkak të gjerësisë së kufizuar, e cila lejon vetëm dy korsi me sense të kundërta lëvizjeje.

“Ec betonieria me 10 km/h në Tunelin e Murrizit, të parakalosh merr gjobë, të rrish këtu... hajde shtyje me këta njerëz”, shprehet denoncuesi.

Respektimi i rregullave të qarkullimit dhe lëvizja sipas shpejtësisë së përcaktuar nga sinjalistika do ta shmangnin këtë problem, duke siguruar një qarkullim më të lehtë për të gjithë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit