Prokurori kërkon 3 vjet burgim për Antonela Berishën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.03.2025, 09:16

Prokuroria e Tiranës dha këtë të hënë pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat goditën me sende të forta 26-vjeçaren Klea Prenga verën e vitit të kaluar.

Prokurori Ndini Tavani ka kërkuar dënim me 3 vjet burgim për Mariela Berishën, e cila ndodhet aktualisht në masën “arrest në shtëpi”. Nëse shpallet fajtore, pasi është kërkuar gjykimi i shkurtuar, dënimi mund të zbresë në 2 vjet burgim.

Ndërkohë, për Antonela Berishën, prokurori ka kërkuar 3 vjet shërbim prove, i cili gjithashtu mund të zbresë në 2 vjet në rast të një gjykimi të shkurtuar.

Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në tetor 2024 dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale “plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit