Baç Ulaj dhe policia u bllokojnë sërish rrugën qytetarëve, presion për t’u marrë tokat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.03.2025, 08:46

Që prej ditës së djeshme, banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Shkodër po përballen me një terror dhe presion të frikshëm nga kompania "Gener 2" e cila do t'u marrë tokat për të ndërtuar një fshat turistik me vila e hotele luksoze.

Banorët kanë dalë në protestë, pasi thonë se oligarku Bashkim Ulaj ka falsifikuar dokumentet dhe po u grabit pronat 60 familjeve. Ata janë përplasur me policinë, e cila ka bllokuar rrugën, pasi kompania "Gener 2 " ka nisur me punën dhe studimet gjeologjike për tokën ku do ndërtohet resorti.

Banorët thonë se kanë dokumentet që vërtetojnë se janë pronarë të kësaj toke dhe se nuk do të lejojnë Bashkim Ulajn t’u marrë tokat pasi çështjen e kanë çuar deri në SPAK përmes një kallëzimi.

“Ky njeri del nga nëntoka, vjen na merr neve pasurinë. Si ka mundësi me marr 1500 dynym. Ne kemi bërë një kallëzim në SPAK, ku jemi drejtuar për këto padrejtësi që po bëhen, për zaptimin e pronave në mënyrë të paligjshme nga persona të veshur me pushtet. Do t’u vijë koha, se pa vdekur të gjithë bashkë, nuk e lëshojmë këtë pronë, është prona e gjyshërve tanë, është amanet i tyre. Shpellza falsifikimin më të dobët që ka bërë me dëgjesë publikë. Askush nga ne nuk është thirrur në dëgjesë publike, janë marrë njerëz me pare. Deri në momentin që gjykata të shprehet këta s’kanë asnjë të drejtë të bëjnë veprime, shihni mjetet. Nuk njohin as gjykatë, as dokument pronësie”, vijojnë banorët.

Më 31 dhjetor 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” nga "Gener 2" “Aba Blue Borgo”, sh.p.k. Ky fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh. Po ashtu, kompania Gener 2 ka marrë me koncesion dhe segmentin Thumanë-Milot, aks me pagesë dhe tarifën e vjel kompania e Ulajt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit