Një rast urgjent ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një familje kërkon ndihmë për të gjetur vajzën e tyre, e cila ka humbur kontaktet me ta dhe vuan nga probleme shëndetësore.
Sipas familjarëve, 38-vjeçarja Samila Istrefi është zhdukur sot dhe është parë për herë të fundit në fshatin Domje, Tiranë.
Ata kanë bërë denoncimin në polici, por u është kërkuar të presin 24 orë, ndërkohë që vajza vuan nga Hipokupremia dhe probleme të shëndetit mendor, çka e bën të pamundur të qëndrojë për një kohë të gjatë pa marrë medikamentet e nevojshme.
Të gjithë ata që mund të kenë informacion ose ta kenë parë, mund të kontaktojnë menjëherë në numrin: 068 391 7273.
Familja kërkon ndihmën e qytetarëve dhe institucioneve për gjetjen sa më të shpejtë të vajzës, pasi çdo minutë është jetike për shëndetin e saj.