Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim shqetësues.
Një qytetar raporton se në Ambasadën Shqiptare në Milano janë shfaqur sekserë të Partisë Socialiste duke u kërkuar numrin e kartës së identitetit dhe një firmë me pretekstin e mbështetjes për “Shqipërinë Europiane”.
Sipas dëshmisë, shumica e qytetarëve e kanë refuzuar kërkesën, ndërsa disa të tjerë janë regjistruar në listë.
Kjo është një skemë e hapur manipulimi, ku ambasadat shtetërore kthehen në zyra partie dhe emigrantët trajtohen si numra në një listë të paracaktuar.
Kërkimi i të dhënave personale nën petkun e patriotizmit është vetëm hapi i parë, sepse në fund, votat nuk vlejnë për ata që i japin, por për ata që i numërojnë.
Mesazhi i qytetarit:
“Në të gjitha ambasadat shqiptare, sekserë të Partisë Socialiste po u kërkojnë emigrantëve numrin e kartës së identitetit, duke u thënë: “A jeni për Shqipërinë Europiane?” dhe duke u marrë firmat. Një ngjarje e tillë ndodhi sot në Ambasadën Shqiptare në Milano, ku shumica e emigrantëve e refuzuan me përbuzje. Megjithatë, kishte edhe nga ata që u regjistruan në listë.”