Rritet çmimi i vezëve për shkak të gripit të shpendëve, kushton 5 lekë më shumë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.03.2025, 21:26

Gripi i shpendëve H5N1 ka ndikuar në tregun e vezëve në Shqipëri, duke rritur çmimin e tyre. Fermerët tashmë i shesin vezët 5 lekë më shtrenjtë, duke e çuar çmimin nga 30 në 35 lekë. Për konsumatorët, kjo rritje ka qenë edhe më e ndjeshme, duke e bërë një vezë të kushtojë 10 lekë më shumë, ose 66.6% më shtrenjtë.

Ekspertët e bujqësisë e konsiderojnë këtë rritje të pajustifikuar, duke argumentuar se Shqipëria ka 7 milionë krerë shpendë, nga të cilët 5 milionë janë për prodhim vezësh.

“Është një rritje e pajustifikuar sepse ne kemi 7 mln krerë dhe 5 mln prej tyre janë për prodhim vezësh, mendoj se kjo ka të bëjë më vendosjen e monopoleve në këtë treg në Shqipëri. Ka shumë pak kompani që merren me importin dhe eksportin e tyre, dhe kjo e bën të lehtë vendosjen e çmimit nga këto kompani.”, tha Ndoc Fasllia, ekspert bujqësie.

Megjithëse janë asgjësuar 430 mijë pula, nuk ka mungesë të vezëve në treg. Ekspertët sugjerojnë se ndërhyrja e Ministrisë së Bujqësisë mund të jetë e nevojshme vetëm nëse situata përkeqësohet. Fenomeni nuk është i ri, pasi një situatë e ngjashme ndodhi edhe në vitin 2022, kur çmimi i vezëve u rrit ndjeshëm pas një vale tjetër të gripit të shpendëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit