Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të martë në aksin Lezhë-Shëngjin.
Mësohet se dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur kur një automjet i tipit "Mitsubishi" po hynte në rrugë, ndërsa një makinë "Golf" ishte në proces parakalimi, gjë që ka çuar në një përplasje të fortë mes tyre.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.