Polici hutohet nga Antonela e Mariela Berisha, i shkon “goja lëng“ kur flet me to

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.03.2025, 18:57

Prokuroria e Tiranës dha pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të akuzuara për dhunimin e blogeres Klea Prenga. Prokurori kërkoi 3 vite burg për Mariela Berishën, e cila ndodhet në “arrest në shtëpi”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj mund të ulet në 2 vite burg. Ndërkohë, për Antonela Berishën u kërkuan 3 vite shërbim prove, të cilat mund të ulen në 2 vite pas gjykimit të shkurtuar.

Ngjarja ndodhi verën e kaluar, kur dy motrat Berisha goditën Prengën me sende të forta. Procesi gjyqësor ka qenë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për përplasjet mes palëve, por edhe për sjelljet që u vunë re gjatë seancave dhe jashtë ambienteve të gjykatës.

Një skenë e veçantë ra në sy përpara gjykatës, ku një polic, i cili ishte në detyrë, u pa duke komunikuar në mënyrë të shkujdesur dhe flirtuese me dy motrat Berisha. Në pamje dukej qartë sesi ai bisedonte me to me një mimikë të relaksuar dhe një qëndrim që ngriti pikëpyetje mbi seriozitetin e uniformës blu. Ky moment shkaktoi reagime, duke vënë në diskutim etikën dhe profesionalizmin e efektivëve të rendit në situata të tilla publike.

Në një proces kaq të ndjeshëm, pritet që autoritetet të mbajnë qëndrime të qarta mbi standardet e sjelljes që duhet të tregojnë policët, veçanërisht në raste kur përballen me persona të akuzuar për dhunë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit