Sezoni i plazhit në Sarandë, qytetarja: Po bëhen falsifikime me parcelat

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.03.2025, 18:09

Një biznes i vogël që ka kontraktuar për shfrytëzimin e një parcele plazhi gjatë sezonit veror ka denoncuar një situatë shqetësuese lidhur me procedurat e shpërndarjes së parcelave dhe lejeve të shfrytëzimit. Kontrata e shfrytëzimit këtë vit është vonuar ndjeshëm dhe ende nuk janë marrë përgjigje nga autoritetet përkatëse.

Më 18 janar, biznesi ka marrë një e-mail ku u njoftua për pagesat dhe për procedurën që duhej ndjekur për të marrë lejen e shfrytëzimit. Pas pagesave, ishte premtuar që leja do të dilte dhe do të mund të fillonin sistemimet dhe rregullimet për sezonin veror.

Por pas dy muajsh, ende nuk ka asnjë përgjigje dhe nuk është marrë leja. Autoritetet kanë argumentuar se hartat e parcelave nuk janë ende të gatshme, por bizneset kanë dyshime se diçka tjetër mund të fshihet pas këtij vonimi.

Dyshimet janë shtuar për shkak të një personi tjetër që ka pretendime për të marrë më shumë parcela, duke pretenduar se ka deklaruar 28 hyrje, kur në fakt ka vetëm 5, dhe që ka mundur të përdorë falsifikime për të marrë më shumë parcela se sa i takojnë. Ky individ ka paraqitur informacion të rremë në Agjencinë Kombëtare të Bregdetit (AKB), duke e shpallur si hotel, ndonëse duket se nuk ka të drejta të tilla.

Biznesi ka kërkuar që AKB të bëjë verifikimin e saktë të informacionit dhe të kontrollojë nëse individi ka 5 hyrje apo 28.

Qytetarja bën thirrje për autoritetet përkatëse për të vepruar me shpejtësi, për të shmangur çdo abuzim dhe për të siguruar që procedurat të jenë të drejta dhe transparente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit