Në mes të Tiranës, tek zona e Pazarit të Ri, janë duke u kryer punime, të cilat sipas denoncuesve janë pa leje.
Banues të lagjes raportojnë për JOQ se ndërtuesi Ylli Hidri i Markatës së Peshkut, mik i njohur i Veliajt dhe Ramës është duke hedhur beton mbi pllakat e sheshit.
Burime për redaksinë tonë bëjnë me dije se pas këtij projekti që po zhvillohet në thyerje të rregullave qëndron pikërisht biznesmeni në fjalë.
Sipas informacioneve, përveç mbulimit të sheshit me beton, është bërë edhe një shtesë kati pa leje mbi një objekt ekzistues, duke e çuar nga dy në tre kate.
Megjithëse shkeljet urbanistike janë të dukshme, duket se nuk ka asnjë ndërhyrje nga autoritetet për të ndaluar këto punime.
DENONCIMI
“Ylli markates peshkut shoku lalit, punime pa leje ne mes tiranes, pazari ri.. hudh beton mbi pllakat e sheshit pa ju dridhur qelpiku.. mos flasim qe beri dhe nje shtese kati pa leje aty siper nga 2 ne 3 kat u be ai pallat dhe ska problem…”