Rruga dytësore në Vorë prej vitesh prish automjetet e vendasve, bashkia bën sehir

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 25.03.2025, 16:48

Qytetarë të Vorës ngritën sot shqetësimin e një segmenti të gjatë të rrugës dytësore në hyrje të autostradës, që është lënë prej kohësh në gjendje të mjerueshme nga bashkia e qytetit.

Shoferët e zhgënjyer dëshmojnë se si neglizhenca e zyrtarëve për të riparuar rrugën u kushton vazhdimisht dëme e riparime të mjeteve të tyre, në një kohë që ata paguajnë taksat e qarkullimit pikërisht për të pasur rrugë të shtruara e të sigurta.

Çarjet dhe prishjet e asfaltit e bëjnë rrugën pranë rreth-rrotullimit një makth për shoferët, të cilët nuk e kuptojnë përse bashkia prej vitesh nuk ndërhyn, sikur të punonte kundër qytetarëve që duhet të përdorin rrugën për të kryer punët e bizneset e tyre.

Por Bashkia e Vorës duket se bën sehir duke mos ndërmarrë asnjë veprim pavarësisht kërkesës së shoferëve dhe qytetarëve për të vënë në funksion të plotë segmentin e rëndësishëm.

Vendasit shpresojnë se publikimi i problemit do të zgjojë zyrtarët përgjegjës dhe krerët e tyre të zgjedhur për të kryer detyrën.

Denoncimi:

Aman ju lutem ti bejm thirrje bashkise ne Vorë te rregulloje ate rrugen ke rreth rrotullimi , rruga dytesore se na u shkatrruan makinat cdo dite qe po shkojm ne pune. Ka shume vite qe eshte ne ate gjendje te keqe, te gjithe e dine.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit