Në Spitalin e Korçës nëse nuk jep ryshfet, nuk të prekin me dorë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.03.2025, 16:42

Një qytetare ka ndarë me ne përvojën e saj në Spitalin e Korçës ku iu desh të kryente një vizitë urgjente në orën 12:00 të natës dhe qëndroi deri në orën 03:00. Ajo tha se nuk mori asnjë ndihmë pasi kishte mungesë të stafit mjekësor. Ajo theksoi se shumë pacientë po prisnin për të parë ndonjë mjek por sipas saj nëse nuk jepje ryshfet nuk të preknin me dorë.

Denoncimi

Spitali Korçës ne gjendje te mjerueshme nuk ka as mjek as infermier.

Kam qen shumë keq shkova urgjencë ne spital ne orën 12 dhe kam ndenjur deri ne orën 3 dhe pse ju dhashë ryshfet qe te me zinin me dorë dhe asgjë nuk me bene ju lutem postojeni pak.

Shumë njerëz ne pritje për doktor dhe asnjë nuk te shikonte apo te pyeste si je dhe çfarë ke!

Ky denoncim pasqyron problemet e vazhdueshme në sistemin shëndetësor dhe është një thirrje për përmirësimin e shërbimit në spitale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit