Të rinjtë nga Lushnja qarkullojnë me armë, “hapen” në IG

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.03.2025, 16:35

Dy të rinj nga Lushnja kanë shkaktuar shqetësim tek prindërit në rrjetet sociale pas një postimi të fundit në Instagram, ku njëri prej tyre shfaqet duke mbajtur një armë në prehër teksa udhëton me makinë.

Ky postim i cili ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, është shoqëruar me një mesazh ku bëhet thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim nga Policia.

“Pershendetje. 2 te rinj hedhin kto lloj storysh ne ig. Ju lutem postojeni sepse kemi frik per femijet. Kur i cojme ne shkolle. Se mos u ndodh gje nga keta te cmendur qe rrine te armatosur!”

Ai me armë ka bërë tag në story një shok të tijin, duke treguar trimërinë dhe mburrjen publike që qarkullojnë me armë.

Ky veprim ka ngritur denoncime në redaksinë e JOQ për apel për masa të menjëhershme për të siguruar rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit