Një qytetar ka ngritur një shqetësim lidhur me një praktikë të çuditshme që ndodhi gjatë ndeshjes së kombëtares së Shqipërisë kundër Andorës, e zhvilluar në stadiumin "Air Albania". Ai tregon se pas kalimit në kontrollin e sigurisë dhe pas inspektimit të 17,200 personave, një numër i konsiderueshëm i atyre që kishin monedha të vogla (hekuri) u detyruan nga policët që t’i hidhnin poshtë, pranë këmbëve të tyre.
Pyetja që ngrit qytetari është: Ku përfundojnë këto monedha, pasi, pas largimit nga stadiumi, nuk kishte asnjë shenjë të tyre në tokë. Ai thekson se nëse monedhat nuk lejohen për arsye sigurie, ato mund të grumbullohen dhe të përdoren për qëllime bamirësie – për fëmijët, të sëmurët, apo të moshuarit, në vend që të zhduken.
Mesazhi i qytetarit
Përshëndetje joq, dua tu denoncoj një rast ose te bej një pyetje ne lidhje me ndeshjet e kombëtares e Shqipërisë.
Dje shkova ne Air Albania për te par ndeshjen me Andorën pas kontrolleve qe 17.200 vetave vura re qe nuk lejoheshin monedhat e vogla (hekuri)
Këtu vjen pyetja ime policet I detyronin njerëzit ti hidhnin poshtë këto monedha (te këmbët e policëve) ku shkojnë këto lek??? Kush I merr???
sepse ne momentin qe ne dolëm po aty ku u futem nuk shikoje as 10 lek ne tok !!!!
Un jam dakort qe nuk lejohen ne stadium për shumë arsye. pavarësisht qe jemi njerëz e jo kafshë për t’i përdorur këto për te sulmuar kundërshtarët edhe arbitret
Gjithsesi un do kisha një rekomandim.
Te grumbulloheshin ne një kuti dhe te shkonin për bamirësi për fëmijë, për te sëmur, për te moshuar e shumë te tjera e jo te hidheshin posht dhe ti mernin ata qe I kan mar 😉 sepse se kur 50lek per njeri te kishte aty per 17200 persona dilte nje bakshish te mir per ata qe nuk e meritojnë!!!! nqs publikoni ju lutem anonim