Studentët ankohen për tharëset e rrobave në konvikt: Paguajmë lekët kot, drejtoresha tallet

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.03.2025, 15:47

Një student ka denoncuar se në godinën 18 të konvikteve, tharëset e rrobave nuk funksionojnë për më shumë se dy muaj.

Drejtoria e Konvikteve ka dështuar të ofrojë një shërbim të nevojshëm dhe të premtuar për studentët, duke i detyruar ata të lajmë rrobat me mundësitë e tyre dhe duke paguar gjithashtu 15,000 lekë në muaj për një shërbim që nuk funksionon.

Denoncimi thekson se, përveç mosfunksionimit të tharëseve, drejtorët e RSUT-së, në vend që të ofrojnë ndihmë, po tallet me studentët.

Denoncimi

Përshëndetje,

Mund te bëni një publikim? Ne godinën 18 tharëset e rrobave nuk funksionojnë.

Drejtoria RSUT tallen me studentet. Asnjëra nuk punon.

Ka 2 muaj. Drejtoria e rsut. Vtm duke u tall. Dhe na detyrojnë te lajm rrobat, paguajmë 150 mije leke ne muaj dhe tharëset s’punojnë.

Dhe këtu ne godine i kam vu për t’bukur

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit