Një urgjencë e pazakontë është shënuar në qendrën shëndetësore të fshatit Grykë Çaje, Kukës, ku një paciente-dhi është futur brenda në ambjentet e qendrës, duke kërkuar ndihmë por s’ka gjetur asnjë mjek apo infermier brenda.
Personeli mjekësor të cilët vizitojnë këtë qendër shëndetësore vetëm një herë në gjashtë muaj ka nxitur shqetësime për mungesën e shërbimit mjekësor të ofruar nga mjekë e infermierë në zonat rurale.
“Përshëndetje joq. sa ka arritur pacientia në gjendje të rënd shëndetësore qendra shëndetësore fshati fshat gryk çaj .por nga mungesa e doktorave që paraçiten 1 her në 6 muaj në qendrën shëndetësore i bojm thirrje pushtetit lokal dhe qëndror se pacientja ësht në gjendje të rënd faleminderit”