Ngjarja në Vushtrri, flasin të afërmit: Pronari i furrës tentoi të vriste edhe shoqen e Nexhmijes

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.03.2025, 15:23

Një i afërm i Nexhmie Haradinit, e cila u qëllua për vdekje ditën e djeshme në Vushtrri, ka deklaruar se në vendin e krimit kanë qenë edhe dy dëshmitare ndaj të cilave, Arsimi Morina ka tentuar të qëllojë. Sipas tij, një grua me vajzën e saj të mitur (shoqe të viktimës) kanë qenë dukë kaluar kur autori ka shtënë me armë zjarri në drejtim të Nexhmijes.

"Ka tentuar të vrasë edhe atë por ajo është larguar"-, madje sipas tij është edhe deklarata e gruas në polici, e cila së bashku me vajzën e saj ka parë të gjithë skenën.

Ndërsa Valon Preteni, Zëdhënës i Prokurorisë Mitrovicë e ka përgënjeshtruar një informacion të tillë duke thënë se autori nuk ka qëlluar në drejtim të personave të tjerë.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shprehur dhimbjen dhe shqetësimin për ngjarjet e dy ditëve të fundit. Ai ka mbajtur një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku janë diskutuar masat që duhet të ndërmerren menjëherë për të përmirësuar sigurinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit