Pusetat e hapura në Durrës kërcënojnë ‘të gllabërojnë’ të vegjël e të mëdhenj

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 25.03.2025, 15:19

Një qytetare nga Durrësi ngriti sot shqetësimin e pusetave të lëna hapur ose me mbulesa të improvizuara nga bashkia, që kthehen në rrezik serioz për fëmijët, të moshuarit dhe çdo qytetar.

Banorja që thotë se ka dy fëmijë të vegjël, tregon pamjet e pusetës së madhe poshtë banesës së saj në lagjen 6, e cila si kapak ka vetëm një mbulesë të lënë lirshëm mbi të dhe mund të kthehet në shkak aksidentesh të rënda me çdo lëvizje të pakujdesshme të kalimtarëve.

Megjithëse prej një viti është bërë raportimi te agjencitë përkatëse në bashki, zyrtarët vetëm kanë shtyrë ndërhyrjen duke lënë pusetën të kthehet në një shqetësim të vazhdueshëm për banorët prej rrezikut dhe erës së ujërave të zeza që kalojnë në të.

Është e domosdoshme një ndërhyrje nga autoritetet për të shmangur rrezikun e aksidenteve pasi pusetat e hapura dhe mbulimet e pasigurta janë një kërcënim që duhet të marrë përgjigje urgjente nga autoritetet lokale dhe shtetërore, të cilët për detyra si këto mbajnë postet e tyre.

Pershendetje. Jam nje qytetare nga Durresi dhe dua te bej nje denoncim per nje pusete te ujrave te zeza. Kam dy femije 6 vjec dhe jam kati i dyte, kemi puseten e ujrave te zeza poshte dritareve. Kemi bere ankimim qe para vitit te ri dhe akoma po na mbajne me rrena do vijme sot do vijme neser dhe akoma s’eshte zgjidhur si problem. Po ju dergoj edhe 1 video uroj ta publikoni sepse eshte vertet shqetesuese sepse ka rrezik epidemie ne ate gjendje qe eshte ajo. Eshte lagja numer 6 ne Durres”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit