Shkodër: Banorët jetojnë mes fekaleve, askush nuk merr masa nga bashkia

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 25.03.2025, 15:16

Banorët e lagjes “Skënderbeg” në Shkodër po përballen me një situatë të pakëndshme prej një jave, pasi fekalet e mbetura pas një ndërhyrjeje për zhbllokimin e një pusetë nuk janë pastruar ende.

Sipas një banori që ka denoncuar rastin në faqen tonë, situata po shkakton ndotje dhe shqetësim të madh, veçanërisht për shkak të afërsisë me farmacitë dhe spitalin rajonal.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen sa më të shpejtë të ndërmarrjes së pastrimit dhe kanalizimeve për të larguar mbetjet dhe për të rikthyer higjienën në zonë, por deri tani kërkesat e tyre duket se kanë rënë në vesh të shurdhër, nëse në veshin e Benet Becit, i cili mesa duket i ka rutinë këto ankesa dhe është i vendosur t’i lërë pa zgjidhje.

Mesazhi i plotë:

Persh Joq. ka 1 jave qe kane lene keto fekalet pasi kane zhbllokuar puseten ne Shkoder.A ka mundsi t'e vije dikush nga ndermarrja e pastrim kanalizimeve. Lagjia Skenderbeg, pas farmacise 24h perball spitalit rajonal Shkoder”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit