Pasagjerë të linjës Sauk-TEG në lindje të kryeqytetit, raportuan sot në redaksi kushte papastërtie, amortizim dhe erë mbytëse në mjetet e transportit publik që bëjnë të vështirë e të pakëndshëm udhëtimin e qytetarëve.
Në pamjet e dërguara në redaksi shihen mbeturina të hedhura pa kujdes në dyshemenë e mjetit por më shqetësues është fakti që një erë kundërmuese ndjehet në brendësi, çka bën të dyshohet se mjeti mund të jetë përdorur për transportin e bagëtive përveç pasagjerëve të zakonshëm.
Megjithëse për disa ankesat mund të duken disi të ekzagjeruara, qytetarët kanë të drejtë të udhëtojnë pa u sikletosur nga erëra të rënda që mund të shkaktojnë probleme shëndetësore për ata më të ndjeshmit.
Qytetari i shqetësuar përmend gjithashtu retorikat e fundit të qeverisë për “anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, duke thënë se nëse do të ishte me këto standarde, me mirë të kishin zgjedhur ndonjë “union” tjetër, ndoshta diku në Azi.
Denoncimi:
“Pershendtje Joq, ja gjendja ne autobuzin Sauk-TEG, uje brenda, arome e keqe si e kalbur, amortizim total. Shqiperia ne BE na thone, alla bagladeshi. Per eren e kalbur pyes faturinon por ste japin pergjigjje, si stall bagëtish, mjer per ne ne kete vend”.