E sëmurë me kancer, qytetaren e sorollatin prej ditësh për pensionin e invaliditetit

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 25.03.2025, 12:56

Një qytetare nga Laçi ka denoncuar pranë redaksisë sonë një problem shqetësues me të cilin po përballet prej disa ditësh. Ajo tregon se është e sëmurë dhe po i nënshtrohet seancave të kimioterapisë, por nuk po arrin të tërheqë pensionin e invaliditetit në postën e qytetit.

Sipas saj, prej tri ditësh i mohohet marrja e pagesës me arsyetimin se "nuk ka lekë". Pavarësisht përpjekjeve të saj për të marrë një përgjigje, e vetmja gjë që dëgjon është "hajde nesër". Në përpjekje për të zgjidhur situatën, ajo është drejtuar edhe pranë Bashkisë Laç, ku i është komunikuar se fondet janë dërguar në postë që të enjten.

Në një situatë të rënduar shëndetësore dhe e lodhur nga sorollatjet, ajo apelon për ndihmë pasi paratë i duhen për të vijuar trajtimin në Tiranë.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje Joq,jam nje qytetare nga qyteti i Lacit, kam 3 dite qe sorollatem tek posta Lac per te marre pensionin e invaliditetit pasi jam me kimioterapi dhe nuk ma japin, me thone hajde neser hajde neser nuk ka leke, shkoj ne Bashki, Bashkia thote i kemi derguar qe te enjten ne poste, ju lutem na ndihmoni ta zgjidh kete problem pasi leket qe marr i bej kimio ne Tirane, jam 54 vjece, ju lutem publikojeni sa me shpejt. Ju lutem me ndihmoni pasi jeni e vetmja shprese ku mund te marr zgjidhje skam pas fuqi me nejt kembe”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit