“Spiralja e ndritshme”, çka janë imazhet që u panë mbrëmë edhe në qiellin e Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.03.2025, 13:05

Një spirale e ndritshme u shfaq në qiellin e natës thuajse në të gjithë Evropën, dhe ekspertët e Shërbimit Meteorologjik Britanik shpjegojnë se shkaku i këtij fenomeni të pazakontë ka shumë të ngjarë të vijë si pasojë e raketës SpaceX Falcon 9.

Fenomeni u vëzhgua nga Danimarka në Milano dhe spiralja ishte e dukshme për disa minuta para se të zhdukej, raportoi Sky News.

Ky fenomen u pa edhe në Ballkan, mbi Kroacinë, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Slloveninë dhe Serbinë.

Sipas ekspertëve, gazrat e ngrirë të shkarkimit nga shtresat e sipërme të raketës krijojnë forma në atmosferë ndërsa reflektojnë rrezet e diellit, duke i bërë ato të dukshme nga Toka.

Ky efekt ndodh kur karburanti i hedhur nga faza e sipërme e një rakete ngrin menjëherë në lartësi të madhe.

Raketa Falcon 9 u lëshua nga Florida të hënën rreth orës 17:5 si pjesë e një misioni të qeverisë amerikane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit