PTHP: Bastisje dhe veprime të tjera nga hetimet për zjarrin në Koçan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.03.2025, 12:22

Prokuroria Themelore Publike njofton se vazhdojnë hetimet për rastin në Koçan, me çka dje janë kryer bastisje në pesë lokacione në Koçan.

“Grupet hetimore të Prokurorisë Publike dhe MPB-së gjatë gjithë ditës së djeshme dhe të sotme janë duke ndërmarrë veprime të koordinuara për sigurimin e provave në hetimin e zjarrit tragjik në Koçan.

Janë kryer bastisje në pesë lokacione në Koçan dhe Shkup, gjatë të cilave janë sekuestruar pajisje elektronike shtesë dhe prova të tjera për të cilat është lëshuar urdhër ekspertimi. Janë zhvilluar edhe intervista me individë që mund të kishin informacione të caktuara.

Prokuroria Publike gjatë ditës do të urdhërojë edhe Drejtorinë e Policisë Financiare për ndërmarrjen e veprimeve të caktuara në lidhje me veprimet materiale të disa personave juridikë, të dyshuar dhe persona të tjerë”, njoftojnë nga Prokuroria.

Nga tragjedia “Pulse” në Koçan humbën jetën 59 persona dhe mbi 150 u lënduan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit