Qytetari denoncon Ermal Dredhën: La punimet e pallatit përgjysmë, nuk e votojmë për të vjedhur fonde

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.03.2025, 11:37

Një banor i lagjes Çole në Vlorë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, për të ngritur një shqetësim me pallatin ku jeton.

Ai tregon se pallati u përfshi në një projekt riksonstruksioni me afat tre muaj, por në përfundim të këtij afati punimet janë lënë të pambaruara. Sipas denoncuesit punimet sa i kanë dëmtuar më shumë zonat e pushimit, duke i lënë të shkatërruara.

Në fotot e dërguara shihet pjesa ku janë vendosur instalimet në rrugë nuk është mbyllur, por është lënë në formën e një kanali me ‘dhe. Në një foto tjetër duket se një pusetë në cep të pallatit është lënë e pambyllur dhe ndan trotuarin në dy pjesë.

Qytetari i revoltuar flet edhe për këndin e lojërave të fëmijëve, i cili nuk ka njohur investime prej 10 vitesh, duke i kufizuar fëmijëve mundësinë e të pasurit një vend për të luajtur.

“Për çfarë e kemi votuar Ermal Dredhen ne si qytetaret e Vlorës? Për të vjedhur fonde apo te shërbyer qytetit të Vlorës!?”, pyet qytetari.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje JOQ

Kam nje ankese , nese eshte e mundur mund ta postoni ta shikoj ai kryetari bashkisë Vlorë.

Jam një banor i qytetit të Vlorës dhe banor i lagjes Cole Vlorë.

Pallati 1300 ne Cole ka pasur nje projekt qe do riparohej dhe afati mbarimit te punëve ishe 3 muaj por nuk e kane mbaruar tamam !

Ky pallat kishe stola ku ulen njerëzit dhe trotuar te rregullte por kompania qe bashkëpunoi me kryetarin e bashkisë Vlorë Ermal Dredhen e la te shkatërruar kete pallat.

U hapen rruget qe te vendosnin tubacionet e reja per ujësjellësin, dhe i lane keshu te shkatërruar gropa gropa, kur mund te prishen makinat tona dhe skemi borxh te blejme pjese makinash nga kjo rruge e shkatërruar.

Dhe e fundit sic e shikoni fotot ne vendin ku ka pasur kend lojrash per femijet, kur femijet kane pasur mundesi te luajnë e te kënaqen por tani ka 10 vjet qe nuk vene dore per kete kend lojrash kur femijet kane te drejten e tyre qe te luajnë e te kënaqen.

Për çfarë e kemi votuar Ermal Dredhen ne si qytetaret e Vlores? Për te vjedhur fonde apo te shërbyer qytetit te Vlores !?

Faleminderit!

Denoncimi i dytë:

Ky pallat nuk eshte vetem per rikonstruksion pasi eshte shpallur i pa banushem dhe per vite me rradhe aty jetojne 40 familje me rezikun per tu shembur nga ora ne cast. Banoret kane vite qe trokasin ne dyert e bashkis dhe vetem i sorollasin e i tallin, ky eshte turp. Shpresojm qe te mbaj doren natyra qe neser mos te themi sa gjynah.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit