Rrugët e pashtruara e me gropa balte revoltojnë banorët e Maliqit

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 25.03.2025, 10:41

Qytetarë të Sheqerasit në Maliq, kanë denoncuar në redaksinë tonë rrugët e pashtruara e të mbushura me gropa balte që nuk janë prekur kurrë me dorë nga kryetari i bashkisë Gëzim Topciu që mban postin prej 24 vitesh.

Rrugët e fshatit shihet që janë thuajse të pakalueshme nga balta në ditët me shi që po kalojmë, teksa banorët duhet të përballen me situatën absurde vit pas viti, dhe pse Topçiu ngroh karrigen gjithmonë e më tepër.

Me tone të revoltuara qytetarët pyesin sesi se autoritetet lokale kanë fytyrë të dalin përpara banorëve apo të mbajnë postet e tyre, kur nuk janë kujdesur kurrë për zonat që supozohet të përfaqësojnë.

Ata denoncojnë shtrimet e asfalteve të shpejta elektorale që nuk kanë përmirësuar kurrë infrastrukturën rurale dhe zotohen të mos votojnë asnjë nga partitë e propozuara, pasi siç banorët shprehen tashmë, politikanët janë “tradhtarë të Shqipërisë”.

Denoncimi:

Mirmengjesi JOQ, shikoni rruget e fshati Sheqeras qe kryetari Gezim Topciu ka 20 vite ne pushtet dhe i ka len mbas dore erdhen votat o kryetari si do dalesh para fshati qe e ke len mbas dore qe kur ke mar pushtetin, esht nje skandal I vertet me keto rrug ne vitin 2025, te thuash ngjajn me sirin apo kabulin, ato jan 100 her me te mira, turp te kesh qe ke len keto rrug e te tjera, njer ne 4 vjet shtron nga 100 meter asfalt dhe boll se esht per te votuar, s’te kam votuar dhe as kam per te votuar ndonjëherë, si PS, PD asnjë, ju jeni tradhetar te Shqiperise.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit