Aksident i frikshëm në Elbasan, përfshihen disa automjete, nuk dihet nëse ka të lënduar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.03.2025, 00:08

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të Elbasanit, ku janë përfshirë disa automjete.

Pamjet nga vendngjarja të siguruara nga JOQ tregojnë makina të dëmtuara rëndë nga përplasje frontale dhe anësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ekipet e ndihmës së parë. Deri më tani nuk ka informacion për persona të lënduar.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet po hetojnë për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

"Aksident në hyrje të Elbasanit. Disa makina të përfshira. Ndihma e parë dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, por nuk pashë të lënduar, ndoshta i kishin marrë më herët," u shpreh qytetari që ka dërguar pamjet në redaksinë tonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit