Askush nuk u interesua për të, 24-vjeçarja palestineze mund të varroset në Shqipëri

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.03.2025, 20:43

Asnjë nga të afërmit e 24-vjeçares palestineze Rayyan Alwan nuk është interesuar për të tërhequr trupin e saj pas vrasjes nga babai i saj, Fadi Alwan, në Tiranë. Trupi i pajetë i Rayyan vazhdon të mbahet në morgun e Tiranës, dhe nëse brenda afateve ligjore nuk paraqitet ndonjë kërkesë nga familjarët, ajo do të varroset në Shqipëri.

Rayyan Alwan u vra më 22 shkurt, kur babai i saj e goditi me thikë në një banesë me qira në Tiranë. Pas krimit, Fadi Alwan u largua nga Shqipëria dhe dyshohet se është arratisur në Liban, ndërkohë që nuk është kapur ende nga autoritetet.

Trupi i 24-vjeçares u gjet nga pronarja e banesës pesë ditë pas vrasjes, kur autori ishte larguar nga vendi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit