Uzina 12 në Elbasan, një bombë kancerogjene e mbrojtur nga “të paprekshmit”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.03.2025, 19:08

Në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, brenda Uzines 12, zhvillohet një aktivitet i paligjshëm dhe i rrezikshëm për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve.

Pamjet e siguruara përmes "Google Earth" tregojnë se në këtë zonë digjen goma makinash pa asnjë kriter. Për më tepër, zona është e mbushur me kamera sigurie, duke e bërë të pamundur aksesin dhe verifikimin e drejtpërdrejtë nga qytetarët.

Pavarësisht pasojave të rënda ekologjike dhe rrezikut për shëndetin publik, ende nuk dihet kush është pronari i kësaj fabrike dhe cili pushtetar i ka dhënë lejen e mjedisit.

Banorët e shqetësuar shprehen se janë drejtuar disa herë autoriteteve për këtë problem, por zëri i tyre nuk është dëgjuar.

Mesazhi i qytetarit:

"Këto pamje nuk janë nga Ukraina, por nga Uzina 12 e ish-Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit. Pamjet janë marrë nga Google Earth, pasi zona është e blinduar me kamera sigurie nga “të paprekshmit”. Këtu digjen goma makinash pa asnjë kriter. Fabrika kancerogjene vazhdon aktivitetin e saj, ndërsa pronari dhe pushtetari që i ka dhënë lejen e mjedisit mbeten të panjohur.

Me besim ju drejtohemi juve, sepse zëri ynë nuk është dëgjuar nga asnjë institucion shtetëror!"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit