Vushtrri, autori vrau Nexhmijen nga xhelozia, pasi ajo kishte shkuar të punonte diku tjetër

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.03.2025, 19:00

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ku Pronari i furrës “Diellza”, Arsim Morina ka vrarë me armë zjarri punëtoren e tij, Nexhmije Haradinaj e më pas edhe veten.

. Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dyshohet se një burrë ka vrarë gruan e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Policia ka gjetur disa gëzhoja në vendin e ngjarjes, të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e krimit. Dëshmitarët janë pyetur dhe po merren të gjitha masat për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Nga informacionet e para, mësohet se viktima, një grua rreth 40 vjeçe, ka punuar së bashku me bashkëshortin e saj në një furrë buke, pronë e autorit të krimit. Sipas një të afërmi të saj, shkaku i mundshëm i ngjarjes është xhelozia, pasi gruaja kishte vendosur të punonte në një vend tjetër. Ky informacion është ende jozyrtar dhe priten të dhëna të tjera nga hetimet.

Pamjet e publikuara nga mediat lokale, tregojnë momentin kur burri i viktimës mbërrin në vendngjarje, duke u shfaqur i tronditur dhe i rënduar emocionalisht, ndërkohë që disa të pranishëm përpiqen ta ngushëllojnë. Hetimet janë ende duke u zhvilluar në koordinim me policinë për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij akti tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit