“Inshallah n’Xhennet nana jem”, reagon djali i gruas që u vra në Vushtrri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.03.2025, 20:26

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Një grua u vra me armë zjarri nga ish-shefi i saj e më pas dorasi bëri vetëvrasje.

Gruaja e vrarë është 42 vjeçarja, Nexhmie Musliu Haradini. Ajo u vra me armë zjarri nga Arsim Morina, pronari i furrës “Diellza” ku kishe punuar më herët e ndjera.

Ajo ka qenë e martuar dhe ka lënë pas vetës tre fëmijë. Dy vajza dhe një djal. Djali është i moshës 18 vjeçare ndërsa dy vajzat me të vogla.

E me vrasjen e Nexhmie Haradinit, ka reaguar edhe djali i saj, Alaudin Haradini.

“InshaAllah n’Xhenet Nana jem”, ka shkruar ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit