Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ka shkaktuar reagime të forta tek një qytetar. Në pamjet e dërguara, ai shpreh indinjatën e tij për vendosjen e një kamioni me simbole turke në mes të sheshit Skënderbej, pranë monumentit të heroit tonë kombëtar.
"Ja ku është Skënderbeu ynë dhe ja ku është kamioni turk, si për t’i bërë karshillëk," dëgjohet të thotë qytetari në video, duke e konsideruar këtë veprim një mungesë respekti ndaj historisë dhe figurave kombëtare.
Sipas tij, kamioni mund të ishte vendosur në një nga mijëra vendet e tjera të mundshme, por jo pikërisht në qendër të sheshit kryesor të kryeqytetit. Ai e cilëson situatën një "turp të paprecedent" për shqiptarët dhe kërkon reagimin e institucioneve.
Mesazhi i qytetarit:
"Përshëndetje JOQ, siç e shihni, ndodhem në sheshin Skënderbej, ku është vendosur një kamion turk pranë monumentit të Skënderbeut. Nuk besoj se ka turp më të madh se ky për ne shqiptarët. Shikojeni pak, ja ku është Skënderbeu ynë dhe ja ku është kamioni turk, pikërisht në mes të sheshit, madje ngjitur me monumentin, si për t’i bërë karshillëk. Nuk e kuptoj këtë veprim. Ju lutem, bëjeni publike këtë situatë, sepse kishte mijëra vende të tjera ku mund të vendosej ky kamion dhe jo pikërisht këtu. Faleminderit!"