Një qytetar ka ngritur një shqetësim serioz në lidhje me pagesën e gjobave të parkimit, pas një vonese në sistemin e regjistrimit.
Ai mori një gjobë më 9 mars në zonën e “21 Dhjetorit”, por gjoba nuk u regjistrua menjëherë në sistem, duke e lënë në pritje për ditë të tëra. Kur më në fund u hodh në sistem, qytetari humbi mundësinë për ta paguar brenda afatit me zbritje dhe u detyrua ta shlyejë me vlerën e plotë.
Ky rast ngre pikëpyetje mbi funksionimin e sistemit dhe përgjegjësinë e institucioneve për të garantuar transparencë dhe korrektësi në procedurat e gjobave. Është e padrejtë që qytetarët të penalizohen për shkak të vonesave institucionale.
Meszhi i qytetarit:
"Kam marrë një gjobë parkimi në Tiranë, te 21-shi, më datë 9. Jam interesuar çdo ditë për ta paguar, dhe sot më në fund e kanë hedhur në sistem. Më detyruan ta paguaj të plotë. Vetëm padrejtësi ka në Shqipëri!"