Një tjetër tragjedi tronditi sot pasdite Kosovën teksa pronari i një furre buke ka qëlluar për vdekje punonjësen e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
Arsim Morina pronar i furrës së bukës “Diellza” ka vrarë punëtoren e tij me një armë zjarri, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ndërsa ende nuk dihen arsyet e aktit të rëndë, që çon bilancin e viktimave në Kosovë në tre persona brenda 24 orësh.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.