Krim i rëndë afër Vushtrrisë: Pronari i furrës dyshohet se ka vrarë punëtoren dhe më pas veten

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.03.2025, 16:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh afër Vushtrrisë, pronari i një furre të bukës dyshohet se ka vrarë punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet.

Lidhur me rastin, zëdhënësin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili ka konfirmuar se prokurori kujdestar është nisur drejt vendit të ngjarjes.

“Aktualisht nuk kemi informacion të detajuar se çfarë ka ndodhur, por prokurori është përgjigjur thirrjes së policisë dhe po merret me rastin”, ka deklaruar shkurt Preteni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit