Golfisti Tiger Woods ka njoftuar se është në një lidhje me Vanessa Trump, ish-bashkëshortja e djalit të presidentit Donald Trump.
47 vjeçarja Vanessa, ka qenë e martuar për 13 vjet me Donald Trump Jr dhe çifti kanë pesë fëmijë, ndërsa u divorcuan në 2018.
Ndërsa 49 vjeçari Woods, ish-kampion golfi dhe i përfshirë në një seri lidhjesh e skandalesh romatike, jepte lajmin me entuziazëm në rrjetet sociale duke pozuar në një foto me Vanessa: "Është shumë më mirë kur të kam pranë! Mezi prej rrugëtimin së bashku në jetë!”
Nuk është e qartë përse Woods bëri njoftimin publik por zhurmat e lidhjes mes të dyve ishin shfaqur në revistat rozë javët e fundit.
Woods ka fituar 15 kampionate golfi dhe është ekspozuar shpesh për tradhti bashkëshortore që dëmtuan imazhin e tij publik prej viteve 2000.
Mediat amerikane shkruajnë se fëmijët e Tiger Woods frekuentojnë të njëjtën shkollë me ata të Vanessa Trump, e cila ka qenë e martuar me djalin e madh të Donald Trump.
Woods është filmuar disa herë duke luajtur golf me presidentin Trump, herën e fundit muajin që shkoi.
Presidenti amerikan është biznesmen në fushën e golfit dhe zotëron më shumë se dhjetë komplekse.