Ekskluzive/Shtetasi turk: Punova për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, një shqiptar vdiq në punë ata fshehën ngjarjen

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.03.2025, 16:23

İlker Yalçıngil, një shtetas turk, ka denoncuar për TVA NEWS mashtrimin që i bëri kompania kosovare e ndërtimit 2A Group SH.P.K.

Kjo kompani ka pasur një akt marrëveshje për projektin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës.

Sipas denoncuesit, kompania 2A me seli në Kosovë më thirri si operator gradues në ndërtimin e aeroportit. Personi që e punësoi ishte Mehmet Erdem i cili ka ardhur për të instaluar fabrikën e asfaltit.

Ai ra dakord për pagesën 2850 euro, fundajava pushim dhe iu premtua një kontratë e rregullt pune. Por, asgjë ky rezultoi një mashtrim i madh për shtetasin turk.

"Asnjë kontratë e rregullt, as vizë punë, as para, as ditë pushim. Kushte të këqija pune, madje një punëtor vdiq për shkak të një aksidenti në punë. Ai ishte një operator rrotullues, i cili u shtyp për vdekje teksa qëndronte mes kamionit dhe makinës. Ai ishte shtetas shqiptar dhe me sa di unë ngjarja u mbajt e fshehtë. I gjendur përballë kësaj situate, që nuk e kisha menduar u detyrova të lija punën. Punoja nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 2:00 pas mesnate. Isha një punëtor ilegal, më dhanë vetëm këtë letërnjoftim."

"Punova vetëm dy muaj 7 Dhjetor 2024- 5 Shkurt 2025. Nuk i mora paratë e mia. I kam kërkuar, por më thanë që nuk do të mi jepnin kurrë. Përveç meje janë edhe pesë punëtorë të tjerë që i kanë marrë nga Arabia. Edhe ata punojnë ilegalisht aty. Këtu është aeroporti Vlorë Këtu është volvo 720 grader që përdor."

I pyetur se pse po e bëni publik rastin tuaj në televizionin tonë, İlker Yalçıngil tha se kjo kompani punëson persona të paligjshëm dhe nuk i paguajnë punëtorët.

"Për të parandaluar që punëtorët e tjerë si unë, që mund të bien viktima të këtyre mashtrimeve dua t'i bëj të ditur se kjo kompani mafioze që nuk respekton rregullat"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit