Bullgari që mashtroi një grua nga Kumanova për 30.000 euro u dënua me katër vjet e dhjetë muaj burg

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.03.2025, 17:17

Gjykata Themelore në Kumanovë e dënoi shtetasin 60-vjeçar të Republikës së Bullgarisë dhe të Republikës së Serbisë, Predrag Milenkov, për veprën penale mashtrim me dënim burg prej katër vjetësh e dhjetë muaj. Ai në janar të këtij viti, së bashku me persona të tjerë të panjohur, mashtruan një grua 66-vjeçare nga Kumanova për 30.000 euro.

„Dënimi maksimal i parashikuar është pesë vjet burg, gjykata e dënon të akuzuarin me katër vjet e 10 muaj burg. Për të dëmtuarit, familjen Veliçkovski, do të jepet shumën prej rreth 30.000 euro“, tha gjykatësi.

Shtetasi bullgar ka kryer mashtrimin më 31 janar. Ai nuk e pranoi fajin, por tha se edhe ai ishte mashtruar nga një tjetër person. Megjithatë, hetimi ka vërtetuar se ai ka marrë paratë dhe është regjistruar edhe nga kamerat e mbikëqyrjes në vendin e dorëzimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit