Zyrtarë të Akademisë së Policisë shqiptare kanë denoncuar sot në redaksi sesi studentët e institucionit arsimor të ligjit, nxiten për të bërë fushatë e mbledhur vota për partinë socialiste në pushtet, duke shkelur rëndë rregullat e paanshmërisë dhe etikës që ata duhet të reflektojnë.
Denoncuesi me post “inspektor policie”, tregon sesi “me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë Ilir Proda” dhjetra studentëve partiakë të akademisë u jepet leje për të dalë në terren për mbledhjen e votave socialiste, ndërsa ata që kundërshtojnë të angazhohen në këto aktivitete, përballen me presion të jashtëzakonshëm nga zyrtarë të lartë dhe institucione politike, që i detyrojnë të bëhen pjesë e mekanizmave elektoralë të partisë në pushtet.
Duke quajtur militantët e rinj “gangsterat e drejtorit Proda” ose “petalet e partisë” denoncuesi i neveritur nga praktikat ilegale shton se tashmë në institucion nuk pranohen më studentë që nuk pranojnë të bëhen militantë partiakë, në një dëshmi të hapur të korrupsionit dhe abuzimit me detyrën.
Denoncimi ngre shqetësimin për ndikimin e politikës në një institucion që duhet të jetë jashtë çdo influence, dhe nxit kërkesa për hetim në zbardhjen e shkeljes së ligjit dhe etikës që po ndodh brenda tij.
Përshtypja që krijohet është ajo e një Akademie që jo vetëm dështon të ruajë pavarësinë e saj nga politika, por është shndërruar në një mjet të forcimit të ndikimin e partisë në pushtet, duke minuar besimin në sistemin e rendit dhe ligjit në Shqipëri.
“Psh JOQ. Jam nje inspektor Policie, doja te ju informoja lidhur me nje skandal qe po ndodh me Akademin e Policis dhe drejtorit madhor Ilir Proda, Behet fjale per Studentat e akademis, qe me urdher te Prodes lihen te lire per te mbledhur votat, dhe behet fjale per Studente qe jane perzgjedhur nga vete Proda, Kte informacion e kam nga nje burim i sigurt brenda akademis, Keto jane petalet e partis. Si duket presioni eshte i madh sa qe kjo gje eshte lejuar edhe nga drejtori i akademis, Ndersa ata qe skan partin detyrohen te rrin te mbyllur ne akademi, Behet fjale per 100 student ose gangsteret e Ilir Prodes. Kam pyetur personalisht nje instruktor akademie dhe me tha me ironi se nuk ka vende akademia, me buzqeshi dhe tha jane gangsterat e Prodes, petalet e partis.
“Kjo eshte Policia e Petaleve qe Duam, Prova do kisha dashur edhe un ti kisha. Por kte informacion e kam nga nje studente e aferme e imja, fola edhe me nje instruktor qe e kam pas dhe vet ne akademi, dhe ma konfirmoi ket gje. Me qart merrni info se perse disa nga studentet nuk kan nisur ende. Do ju thon nuk ka vende por realiteti eshte ndryshe”
Akademia duhet të ruajë pavarësinë e saj nga politika, por është shndërruar në një mjet të forcimit të ndikimin te partisë në pushtet