Fabjolit i çanë kafkën me gurë pas Iftari në xhami

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.03.2025, 14:23

Detaje të tjera rrëqethëse janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku u bë viktimë e një sulmi brutal 44-vjeçari i pajshëm shurdh-memec Fabjol Hysi, pas bërjes publike ekskluzivisht nga JOQ Albania.

Rezulton se 17 dhe 20-vjeçari i çanë kafkën me gurë Fabjolit pasi ky i fundit sapo kishte falur Iftarin në xhami. Ata e kanë pritur jashtë dhe kanë nisur ta ngacmojnë. Ai u është shmangur dhe ka nisur të largohet kur ata e kanë ndjekur nga mbrapa dhe i kanë gjuajtur me gurë duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë.

Pas sulmit brutal 44-vjeçari është transportuar urgjentisht në spitalin e Traumës në Tiranë, ku i është nënshtruar një operacion për shkak të dëmtimit të rëndë të kafkës.

Nëna e Fabjolit, Fatbardha Hysi, ka rrëfyer për mediat se gjendja shëndetësore e djalit të saj është kritike, pavarësisht se mediat kanë raportuar se ai është stabilizuar. Ajo ka deklaruar se goditjet me gurë i kanë shkaktuar të birit çarje të kafkës dhe se gjendet nën kujdes mjekësor intensiv.

“Djalit i kanë çarë kafkën me gurë. Të premten djali iu nënshtrua një operacioni, por gjendja e tij vijon të jetë kritike. Ngjarja ndodhi të enjten, kur djali sapo doli nga xhamia. Dy djemtë e tjerë e goditën me gurë, njërin prej tyre e kemi fqinj, ndërsa tjetrin nuk e njohim. Me fqinjët nuk kemi pasur probleme. Djali nuk më ka shprehur më parë shqetësime, kështu që nuk e di shkakun e këtij sulmi,”-ka deklaruar ajo.

Në dëshminë e tyre në polici, të rinjtë deklaruan se kishin bërë shaka me të dhe ai i kishte sharë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit